Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj, ka shënuar një tjetër arritje. Ajo ka fituar festivalin “Kënga Magjike” me këngën e saj “I paftuar”.

Ajo ishte mjaft e emocionuar për fitoren dhe falënderoi të gjithë për këto emocione. “Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra.

Falenderoj artistët, jurinë, skenën e Këngës Magjike, që na bën të përjetojmë emocione kaq të forta. Faleminderit të gjithëve ju”, tha ajo ndër të tjera.

“Artisti më i mirë” u fitua nga Martin Pano. Michela Paluca mori vendin e dytë ndërsa Anxhela Peristeri vendin e tretë…