Piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, siguroi sot “pole position” në pistën austriake të Spielberg, ku ditën e diel (15 gusht) do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Austrisë në MotoGP. Martin dha kohën 1’22”643, duke lënë pas francezin  Fabio Quartararo me Yamaha dhe italianin Francesco Bagnaia me Ducati zyrtar.

Ky është “pole” i dytë radhazi për Martin në pistën austriake (i treti sezonal), ku një javë më parë u zhvillua gara e Stiria, ku edhe fitoi. Piloti spanjoll kërkon që edhe këtë fundjavë të përsëritë suksesin e javës së kaluar, ku arriti “pole e fitore” brenda 24 orësh. Një garë që pritet të jetë interesante dhe që mund të vendosë mjaft për sezonin.