Ka më shumë se një javë që gjithë mediat dhe portalet ziejnë për dasmën mes Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit, të cilët vendosën që pas 10 viteve bashkëjetesë sot të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Në fjalimin e hapjes, Sali Berisha i ra shumë shkurt, duke i drejtuar gjithë të ftuarëve dhe mbi të gjitha dy protagonistëve kryesorë të mbrëmjes.

“Dasmat fjalime nuk duan, kështu që do të them vetëm dy fjalë. Dua të uroj Arminën dhe Shkëlzenin që kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre disa vjeçare në këtë ceremoni me miq e të afër të tyre”, u shpreh Berisha në fjalën e tij në hyrje të dasmës.

Armina shkëlqen e veshur me fustanin e Vivienne Westwood, i dizajnuar posaçërisht për të. Prej vitesh blogerja bashkëpunon me Vivienne, duke sjellë brendin e saj në Shqipëri.

Festim Isufi gjithashtu ka stiluar një fustan posaçërisht për Arminën. Nuk mungon as një krijim nga Valdrin Sahiti për të.

Ndërkohë për atmosferën e dasmës, cifti ka zgjedhur Eranda Liboohën, që është një këngëtare me shumë përvojë për evente të tilla.