Ashtu siç është njoftuar prej ditësh, Arbër Hajdari, themeluesi i fondacionit ‘Fundjavë Ndryshe’ në Shqipëri do t’i japë fund beqarisë nesër.

Ai do të kurorëzojë me martesë dashurinë e tij disa vjeçare me Vlerën, vajzën simpatike e cila i ka vjedhur zemrën.

Pak orë përpara dasmës, Arbri ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e tij kuriozë detajet e para nga dasma.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka publikuar një foto ku ka vendosur të fshehë fytyrën, e fokusi është tek dora e tij e majtë, që mban unazën e dora e djathtë që mbërthen mëngën e këmishës.

Dasma e Arbrit dhe Vlerës pritet me shumë kërshëri nga shumë fansa në Shqipëri e Kosovë, duke qenë se nusja është nga Kosova. Përflitet se në dasmën e tyre do të këndojnë artistët e njohur si Bruno e Klajdi, Anxhela Peristeri, Gena e Valbona Mema.