Moderatorja shqiptare Armina Mevlani pritet t’i japë zyrtarisht PO-në e “fundit” partnerit të saj prej shumë vitesh tashmë, Shkëlzen Berisha.

Çifti do të kurorëzojë me dasmë ditën e sotme marrëdhënien e tyre disa vjeçare, teksa prej disa javësh po komentohet shumë në rrjet edhe se si do të jetë dasma e tyre.

Kur kanë mbetur shumë pak orë nga ceremonia dhe përgatitjet po shkojnë drejt fundit, Armina ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm nga velloja e saj.

Love is the answer”, “Dashuria është përgjigjja”– është kjo fjalia e qendisur në vellon e Arminës, një detaj tejet i veçantë dhe shumë i përzgjedhur.

Kujtojmë që Armina ka zgjedhur 3 fustane për dasmën e saj, njëri prej të cilëve është i Vivienne Westwood, një krijim enkas për të, ndërsa dy të tjerët janë bërë nga stilistë shqiptarë.