Qeveria italiane ka vendosur masa të rrepta anti-Covid për 3 javët në vijim. Masat e reja do të hyjnë në fuqi më 15 mars dhe do të zgjasin deri më 6 prill, pas Pashkëve katolike.

Ndërsa në datat 3-5 prill, fundjava e Pashkëve katolike, e gjithë Italia do të konsiderohet “zonë e kuqe”, çka do të thotë që nuk do të lejohet qarkullimi mes zonave për atë fundjavë.

Kjo masë merret për të ulur numrin e infektimeve dhe parandaluar lëvizjen e italianëve, që i festojnë Pashkët. Italia është një nga vendet më të prekura nga pandemia Covid-19.

Ndërkohë, nga dita e hënë 15 marsi, shumica e “gadishullit” do të hyjë në “lockdown”, me mbylljen e shkollave, lokaleve e restoranteve. Do të lejohet dalja nga shtëpia vetëm për nevoja esenciale (ushqime, farmaci)