Kompania kanadeze e fluturimeve Air Transat ka vendosur të pezullojë të gjitha fluturimet jashtë këtij vendi deri në prill.

Ky vendim u morr pas masave të reja anti-Covid që ka marrë qeveria kanadeze, në shpresën për të parandaluar pandeminë.

Ky vendim do të detyrojë kompaninë kanadeze të fluturimeve që të marrë masa ë reja brenda saj, kryesisht në shkurtimin e personelit.

Para se të niste pandemia, kjo kompani numëronte 5000 punonjës, por aktualisht janë vetëm 1500 të tillë.

Ky numër pritet të jetë edhe më i vogël pas vendimit të fundit të kompanisë, për të pezulluar përkohësisht fluturimet jashtë Kanadasë.

Kjo kompani është e specializuar për udhëtime të gjata transatlantike.