Tashme duket se eshte me shume se nje “mode”. Te hapesh nje qender masazhi dhe relaksuese dhe ta kthesh ne “bordello”… Zbulohen dy qendra të tjera masazhi në Tiranë, të cilat ushtronin aktivitetin e prostitucionit.

Policia e Tiranës bën me dije se si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetaseve J. D., 30 vjeçe dhe R. L., 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Shtetaset J. D. dhe R. L. administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur “Ish-Blloku” dhe në zonën e quajtur “21 Dhjetori”. Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale “Prostitucioni” dhe A. L., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre.

Njoftimi i plotë: Procedohen penalisht 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në 2 qendra masazhesh, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “SPA”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetaseve: – J. D., 30 vjeçe dhe R. L., 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Shtetaset J. D. dhe R. L. administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur “Ish-Blloku” dhe në zonën e quajtur “21 Dhjetori”.

Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale “Prostitucioni” dhe A. L., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.