Javier Mascherano ka parashikuar golin vendimtar të Angel di Maria-s në finalen e Copa America kundër Brazilit.

Ka qenë vetë ylli i PSG-së që e ka zbuluar, duke publikuar mesazhin e ish-mesfushorit pas sfidës me Kolumbinë:

“Je futur mirë në ndeshje. Ke ndezur skuadrën përsëri. Do të shënosh golin që do të na japë Kupën. Mbaje mend këtë…”.

Përgjigja e lojtarit të PSG-së ka qenë: “Do të jetë si në Olimpiadë”.

Di Maria ka qenë vendimtar në Pekin në 2008-ën dhe historia është përsëritur të shtunën e kaluar, duke i dhuruar titullin Argjentinës.