15 nëntorin e kaluar, futbolli ka përshëndetur një nga mesfushorët më të mirë të 20 viteve të fundit.

Javier Mascherano ka lajmëruar tërheqjen pas ndeshjes së luajtur me Estudiantes-in e tij kundër Argentinos Jr.

Mesfushori historik dhe më pas mbrojtësi i Barcelona-s, ka thënë mjaft në moshën 36 vjeç. Megjithatë, lamtumira nga futbolli ka zgjatur pak. Federata Argjentinase e Futbollit, në fakt, ka lajmëruar kthimn e tij te kombëtarja.

Ish-ylli i Barçës nuk ka humbur kohë.

Siç ka bërë të ditur Clarin, Mascherano ka shfrytëzuar menjëherë mundësinë për t’u kthyer në universin albicelste si pjesëtar i një dege të re të stafit teknik të federatës.

Do të mbulojë një rol në Departamentin e Metodologjisë dhe Zhvillimit për të koordinuar punën e përgatitësve atletikë Pablo Blanco dhe Oscar Hernandez Romero.

Ky departament, ka bërë të ditur Clarin, do të prezantohet zyrtarisht në javët e ardhshme.