Aktorja shumë e dashur shqiptare Matilda Makoçi feston ditën e sotme ditëlindjen e saj të 60-të. Matilda ka lindur në Tiranë, më 19 prill 1963. Ajo përfundoi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1985, në degën e aktrimit dhe menjëherë pas përfundimit të studimeve u emërua me punë si aktore në Teatrin Kombëtar.

Matilda eshte një nga ikonat e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, teksa tashmë prej rreth 40 vitesh është larg syve të publikut. Aktorja ka rrëfyer pak kohë më parë se arsyeja e largimit të saj nga skena ishte për t’iu dedikuar totalisht djalit të saj Gregut, që erdhi nga martesa me kryeministrin aktual të Shqipërisë, z. Edi Rama në fund të viteve ’80.

Rruga e Matilda Makoçit në aktrim ishte e shkurtër, por me gjurmë të thella në kinema dhe në teatër. Për aq role sa luajti, aktorja e re e viteve ‘80-‘90 krijoi menjëherë një profil të veçantë në ekranin e filmit shqiptar.

Me një bukuri ekzotike, me një vështrim plot zgjuarsi dhe gjeste të sofistikuara, ajo s’u harrua kurrë nga publiku.