Derbi i Madoninës nesër, të mërkurën përballja e madhe me Bayernin në Champions League dhe Lothar Matthäus për pak i shpëtojnë lotët: “Ka një pjesë të jetës sime në mes…”, – thotë legjenda e Interit nga Dubai, tashmë ambasador i Bundesligës.
Ish-mesfushori i Interit, foli për “Gazzetta dello Sport”: “Barella më kujton veten. Nëse ende rritet, ai mund të bëhet më i miri në rolin e tij. Dhe kurrë mos e nënvlerësoni krenarinë e Dzekos.
Nuk duhej tani lëndimi i Lukakut, por Lautaro di të godasë. Shpejtësia e belgut do të kishte ndihmuar. Rikthimi i tij në Milano më goditi. Gosens? Me gjithë respektin, por Atalanta nuk është Interi.
Në Champions League është më mirë të synohet vendi i dytë. Bayerni? Do t’ju shpjegoj se si luan pa Lewandowskin. Mund t’ju them se Bayerni është rritur…
Në fakt e gjithë Bundesliga është një krenari dhe një model. Bavarezët janë shumë të fortë, por nëse mund t’i kapni shpejt mbrojtësit e tyre nga prapa, mund t’i lëndoni ata”.