Lothar Matthaus nuk ka dyshime mbi të ardhmen e Gjermanisë dhe, më saktësisht, të ardhmen e trajnerit Joachim Low.

Legjenda e futbollit gjerman ka folur qartë për Suddeutsche Zeitung, duke paralajmëruar atë që mund të ndodhë në rast se Europiani i ardhshëm nuk do të japë sinjalet e duhura për gjermanët.

“Nëse Europiani nuk shkon ashtu si presim duke parë lojtarët cilësorë që kemi, atëherë nuk do të jetë vetëm Low që do të largohet”, ka thënë Matthaus.

“Do të largohen edhe ata që kanë vendosur se duhej të qëndronte. Do të duhet të pranojnë pasojat”.

“Ndeshja me Spanjën ka qenë një rast i pazakontë (6-0 për spanjollët) , por kur shikoj situatën në përgjithësi ose kujtoj ndeshjet në të cilat skuadra ka luftuar për të fituar ose në të cilat ka pësuar gol në momentin e fundit… kuptoj se Low nuk bën më për Gjermaninë”.