Në Met Gala 2022, Elon Musk, aktualisht single pas përfundimit të lidhjes së turbullt me këngëtaren Grimes, është paraqitur me mamanë e tij, Maye.

Një zgjedhje që ka shkaktuar shumë kuriozitet: kush është gruaja dhe çfarë bën ajo në jetë. Maye Musk ka lindur më 19 prill 1948 në Kanada, dhe është një modele.

Në 1950-ën është transferuar me gjithë familjen – babai ishte një arkeolog – në Afrikën e Jugut. Aty ka filluar të punojë në botën e modës në adoleshencë, duke marrë pjesë në sfilata të ndryshme dhe duke pozuar për disa katalogë reklaash. Në moshën 20 vjeç ka fituar konkursin Miss Afrikë e Jugut.

Martesa me Errol Musk – Në 1970-ën është martuar me Errol Musk, të cilin e ka njohur në lice. Çifti ka patur tre fëmijë: Elon, Kimbal (shef kuzhine i suksesshëm) dhe Tosca (punon në industrinë e kinematografisë).

Martesa ka zgjatur deri në 1979-ën: pas divorcit, Maye i është kthyer botës së modës. Ndërkohë është diplomuar në Dietetikë në Universitetin e Pretorias dhe më pas ka marrë një Master në Institutin e Orange Free State.

Çfarë bën sot mamaja e Elon Musk – Sot, Maye Musk vazhdon të punojë si modele, por edhe si studiuese në Universitetin e Torontos, duke ofruar edhe konsulenca private në lidhje me këtë temë.

Ka shkruar dy libra dhe shëtit botën mes konferencave dhe eventeve gjatë të cilëve ofron këshilla dhe sugjerime për të patur një stil jete më të shëndetshëm dhe më korrekt.