Boksieri amerikan Floyd Mayweather, i pamposhtur në karrierën e tij (50 fitore, 0 humbje), po përgatitet për duelin “show” që do të zhvillojë në fund të shkurtit ndaj personazhit të YouTube, Logan Paul.

43-vjeçari amerikan, pavarësisht se bëhet fjalë për një sfidë “show”, po stërvitet fort, për të qenë gati për këtë përballje. Sipas trajnerit të tij, Devin Haney, boksieri është duke u stërvitur njësoj si më parë, njësoj sikur të ishte një duel për titull.

Floyd po stërvitet njësoj sikur të ishte duke u përballur me boksierët më të mirë në botë. Etika e tij në punë dhe stërvitje është për t’u admiruar. Zgjohet herët në mëngjes dhe shkon në palestër, është i jashtëzakonshëm”, tha Haney.