Kylian Mbappe ka dalë në konferencë për shtyp në vend të trajnerit Didier Deschpams ditën e sotme.

Një vendim disi i çuditshëm ky nga Franca por që është dashur të qetësohet situata pas polemikave për sherrin mes sulmuesit Giroud dhe yllit të PSG, që kanë pasur fërkime…

Sulmuesi i Chelsea ishte ankuar se lojtari i PSG nuk i pason topin…

“Kam folur me Olivier Giroud. Të gjithë e dinë çfarë ndodhi. Të them të vërtetën u preka pak nga kjo, por nuk është se ne do të bëjmë ndonjë marrëveshje të madhe, pasi jemi këtu të prezantojmë Francën.

Kjo është gjëja më e rëndësishme. Më dhemb më shumë për faktin që e tha publikisht sesa fakti që e tha.

Unë e pashë atë në dhomat e zhveshjes dhe nuk më tha asgjë. Ai shprehur një ndjenjë që unë e kam 365 ditë të vitit”, shprehet Mbappe.