Dashuri e re për Kylian Mbappe? Sulmuesi i Paris Saint-Germain është kapur në Kanë, gjatë një feste bamirësie, në shoqërinë e top modeles Stella Maxwell.

Në disa fotografi të publikuara në Instagram, modelja shihet duke puthur në faqe futbollistin dhe më pas të dy kanë pozuar bashkë si një çift i vërtetë.

Për momentin nuk dihet më shumë: nga ana tjetër, Mbappe ka qenë gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private. Flirt apo thjesht miqësi? Ndër të tjera, Maxwell ka qenë shpesh protagoniste e kronikave rozë…

30-vjeçarja është një modele e rritur mes Belgjikës dhe Zelandës së Re. Në adoleshencë është transferuar në Angli, ku ka nisur një karrierë të suksesshme në botën e modës.

Prej kohës është një nga engjëjt e Victoria’s Secret. Është e njohur për ata që ndjekin rubrikat gossip për shkak të disa historive dashurie me yje të kinemasë dhe muzikës ndërkombëtare. Ka qenë e lidhur në fillim me Miley Cyrus, më pas me Kristen Stewart dhe në fund me Lili-Rose Depp, vajza e Johnny Depp.

Pavarësisht lidhjeve të ndryshme me gra të tjera, Stella është kundër çdo etikete: “Për mua nuk ka patur kurrë rëndësi seksualiteti: dashurohem me personat pavarësisht nga seksi i tyre”.

Asnjë koment nga ana e Kylian Mbappe në lidhje me shoqërimin me Stella Maxwell. Megjithatë, në një intervistë të kohëve të fundit, futbollisti francez ka pranuar:

“Jam shumë i lumtur në jetën time private dhe kjo gjë ka një ndikim të madh. Është gjëja më e rëndësishme dhe në ndihmon të bëj mirë”.

Në muajt e kaluar është folur për një lidhje t ë supozuar me aktoren franceze Emma Smet. Të dy janë parë bashkë në Paris, por artisja ka siguruar se ishte vetëm një mikeshë e Mbappe.