Në qendër të shumë zërave në lidhje me të ardhmen e tij, te PSG ose larg Parisit, Kylian Mbappe është kthyer në qendër të vëmendjes dhe këtë herë për ceremoninë e Topit të Artë 2022.

Sipas së Le Parisien, sulmuesi do të marrë pjesë në ceremoninë e Topit të Artë vetëm me një kusht. Nga sa ka bërë të ditur media franceze, në fakt, Mbappe mund të mos jetë i pranishëm në dhënien e çmmimit prestigjioz nga France Football.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain do të marrë pjesë vetëm nëse do të jetë një nga tre finalistët. Domethën, vetëm nëse do të jetë në podiumin final për trofeun.

Nëse duket se nuk ka dyshime për emrin e fituesit, që pritet të jetë karim Benzema, ndryshon çështja për sa i takon lojtarëve që do të plotësojnë podiumin final.

Në këtë kuptim lufta mund të jetë shumë e hapur me Mane që mund të jetë mes tre të parëve ndërsa për vendet e tjera mund të jkenë në garë De Bruyne, Mbappe dhe Salah.

Gjithmonë sipas medias franceze, edhe në rast se Mbappe nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit nuk do të ketë probleme personale mes tij dhe Benzema, me këtë të fundit që pritet të jetë triumfuesi.