Olivier Giroud nuk pushon së mahnituri. Në moshën 35-vjeçare, sende duket si një fëmijë i aftë për të ndryshuar fatin e një loje dhe të një ekipi të tërë. Sezoni i tij i fundit ishte i mrekullueshëm. Shenoi mbi 10 gola dhe fitoi Scudetton si protagonist. Në këtë vit të ri, e ka nisur edhe me mire.

Ky fillim e dëshmon në mënyrë të shkëlqyer: katër gola dhe një asistim në shtatë ndeshje të Serisë A. Ndërsa goli i parë në Champions League erdhi me fanellën e Milanit ndaj Dinamo Zagrebit. Qershia mbi tortë e kësaj periudhe për Olivier ishte thirrja e Didier Deschamps me Francën per Ligen e Kombeve.

Giroud e bëri atë edhe me Francën e tij, duke mahnitur të gjithë! Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Austrisë, sulmuesi i Milanit ishte protagonist absolut. Fillimisht me një asistim për Kylian Mbappè, më pas me goditjen magjike 2-0 me kokë. Olivier i jashtëzakonshëm! Me golin e mbrëmshëm, i afrohet rekordit te Henry me vetem 2 gola larg (49 per Giroud dhe 51 per Henry) por gjithashtu u be golashenuesi me i vjeter te Franca.

Dhe tani, shpresat për një thirrje në Kupën e Botës janë më të mëdha! Gjëja më e habitshme për Francë-Austri ishte mënyra se si Giroud u afrua dhe bisedoi me një kampion të ri si Kylian Mbappè. Me shumë mundësi Topi i Artë i ardhshem! Me pak fjalë, Oli tashmë është mësuar të gjejë gjuhen me te rinjte…

Dhe Mbappè ishte jashtëzakonisht i lumtur me raportin e tij ne fushe me Girud. Në fund të ndeshjes mes Francës dhe Austrisë, Kylian Mbappè u dorëzua para mikrofonave të gazetarëve. Vetëm lëvdata për Olivier Giroud, i cili i dha asistimin për 1-0 dhe më pas mbylli ndeshjen personalisht duke gjetur avantazhin e dyfishtë.

“Shkoi shumë mirë me Giroud dhe ishte një ndeshje e shkëlqyer. Jemi të lumtur që kemi shkëmbyer mirë topin me njeri tjetrin dhe kemi folur të njëjtën gjuhë futbolli. Është shumë shpërblyese. Giroud është një vlerë e shtuar për ne. Ai gjithashtu shënoi duke iu afruar gjithnjë e më shumë Henry. Ai na bëri një nder sot dhe shpresojmë se do ta përsërisë të dielën”, tha Mbappe pas ndeshjes. Kush e di se të dy mund të mos takohen më në Kupën e Botës aty pranë!