Dëshira e secilit prej nesh është të punojë në një punë ku të ndihet rehat. E për më tepër, të realizojë dëshirën e fëmijërisë, që kur të rritet të ketë ‘punën e ëndrrave’.

E po ndoshta dikush mund të ketë fat! Së fundmi, një kompani kanadezë ofron një vend pune vetëm për të provuar ëmbëlsira.

Dhe gjejeni pak! Do të fitojë 78 mijë dollar në vit, duke punuar nga shtëpia.

Duket çmenduri, por kjo kompani e ka seriozisht. Candy Funhouse postoi një vend të lirë pune në LinkedIn, ku kërkon dikë që të mbajë pozicionin e “Chief Candy Officer”, e që do të ketë si detyrë të provojë 3500 ëmbëlsira në muaj.

Përmes shijimit të tyre, do të përcaktohet më vonë edhe se cilat ëmbëlsira do të shiten në faqen zyrtare, e cilat do të mbajnë vulën e Chief Candy Officer.

Ajo që bien në sy, përveç pozicionit që duket goxha komod dhe shumë i paguar, është edhe mosha. Sipas asaj që thotë kompania, çdokush mbi moshën 5 vjeç mund të aplikojë për të fituar këtë vend pune.