Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 953 raste të reja dhe kanë humbur jetën 12 persona.

Sipas raportit të orëve të fundit rezulton se nga 3485 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 953 raste të reja.

Ndërkaq betejën me Covid e kanë humbur 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kuçova, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 -76 vjeç.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit në vendin tonë betejën me Covid e kanë fituar 684 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,128 që nga fillimi i epidemisë.  Ndërkohë aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

 

COVID-19 – Statistika (8 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        953

Të shëruar në 24 orë     684

Të shtruar në spitale     449

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore               3485

Testime totale            389,680

Raste pozitive             86,289

Raste të shëruara       52,128

Raste Aktive                32,689

Humbje jete                 1472

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   18905

Fier        2779

Durrës                  1784

Elbasan  1563

Shkodër  1512

Vlorë     1542

Lezhë    1118

Korçë    1021

Berat     895

Gjirokastër 707

Kukës    474

Dibër     389