Mbretëresha Elisabetë nuk do të jetë sot e pranishme në “Westminster” për të lexuar fjalimin e saj të përvitshëm (Queen’s Speech), program ii qeverisë britanike që tradicionalisht komunikohet prej saj. Vendin e sovranes do ta zërë djali i saj, Princi Karlo, sipas një lajmi që bëhet i ditur nga Buckingham Palace.

Ky vendim është marrë pas rekomandimit të mjekëve, si një masë paraprake, dukeë parë situatën jo fort të mirë shëndetësore të Mbretëreshës Elisabetë. 96-vjeçarja kohët e fundit është parë të lëvizë me një karrike me rrota, pasi ka vështirësi në të ecur. Kjo është hera e parë pas gati 60 vitesh që Mbretëresha nuk do të kryejë detyrën e saj.

Mbretëresha vijon të ketë probleme të vogla të lëvizshmërisë së saj. Pas konsultimit me mjekët e saj ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë mbledhje, që është hapja formale e parlamentit. Me kërkesë të Mbretëreshës, vendin e saj do ta zërë Princi Karlo”, thuhet në deklaratën e Buckingham Palace.

Mbretëresha Elisabetë është ulur në fron në vitin 1952 dhe ka munguar në këtë takim vetëm në dy raste, në vitet 1959 dhe 1953, kur ka qenë shtatzënë. Nga viti 1963, ajo nuk ka munduar asnjëherë. Vjet, ajo doli në publik vetëm një event, kur ndërroi jetë bashkëshorti i saj Filip.