Edhe pse 95 vjeçe dhe me bashkëshortin ende në spital, Mbretëresha Elisabetë nuk e harron detyrën e saj në krye të Mbretërisë së Bashkuar. Për këtë arsye, ajo është bërë pjesë e fushatës së vaksinimit të popullsisë, vaksinë të cilën vetë mbretëresha e ka kryer një muaj më parë.

E gjithë familja mbretëreore e ka kryer vaksinën, madje princi Karlo dhe bashkëshortja e tij Camilla e bënë në publik, për të inkurajuar njerëzit të bëjnë të njëjtën gjë. Për këtë arsye, Mbretëresha Elisabetë është vënë në krah të kryeministrit Boris Johnson në këtë fushatë vaksinimi.

Pasi merr vaksinën ndihesh më e mbrojtur, ndaj ky proces është i rëndësishëm. Unë e kuptoj që ka njerëz që nuk janë vaksinuar kurrë, por ata duhet ta bëjnë atë edhe për të mbrojtur të tjerët që kanë pranë”, tha mbretëresha e Anglisë.

Kjo është pandemia më e keqe që kemi kaluar në këto 100 vite, ndaj na pret një betejë e gjatë vaksinimi ndaj koronavirus dhe mutacioneve të trij. Kjo sëmundje ëhstë njësoj si murtaja, ndaj duhet të jemi të mbrojtur”, tha Mbretëresha Elisabetë.