Javën e kaluar, Mbretëresha Elisabetë nuk u paraqit në “Westminster” për të zhvilluar fjalimin e saj të përvitshëm, duke krijuar mjaft dyshime në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore. Gjithsesi, Mbretëresha ka befasuar të gjithë duke u paraqitur në një event të kuajve.

Ajo mori pjesë ditën e diel në “Royal Winsdor Horse show”, bashkë me djalin e saj Edoardo dhe Penelope Knatchbull (kontesha e Mountbatten). E qeshur dhe me syze dielli, Mbretëresha shijoi fstivalin e garave me kuaj, duke dalë në publik pas një kohe të gjatë.

Shumë njerëz menduan se ajo do të tërhiqej përfundimisht nga jeta publike, por ajo nuk ka të njëjtin mendim. Madje Mbretëreshja Elisabetë dukej në formë të mirë edhe pse ecte me një shkop, që e ndihmonte për të lëvizur. Sovrania e Mbretërisë së Bashkuar ndoqi garat në një podium të veçantë.

Prania e saj në këtë event krijoi mjaft entuziasëm në publik, që e përshëndetën gjatë Mbretëreshën. Ky është eventi i parë që ajo del në publik që prej 29 marsit, në meshën që u krye në kujtim të bashkëshortit të saj Filip.