Një ditëlindje e trishtë dhe në vetmi për Mbretëreshën Elizabetë, që sot feston 95-vjetorin e Lindjes pa bashkëshortin e saj Philipp, i ndarë nga jeta dy javë më parë. Në këtë ditëlindje nuk do të jetë as nipi i saj Harry, që vendosi të rikthehej në Amerikë më herët nga sa ishte parashikuar.

Familja u bashkua ditët  fundit për funeralin e Princit Philip. Njerëzit prisnin që ai të qëndronte më gjatë në Londër pas takimit me babain e tij Carlo dhe të vëllanë Williams. Makina e tij është parë të largohej pak pas funeralit për në aeroport, me destinacion Los Anxhelos.

Sipas mediave britanike, pritet që për këtë ditëlindjen, në kështjellën Winsdor të alternohen të gjithë familjarët, për t’i bërë shoqëri Mbretëreshës, tashmë e vetme. Duket se problemet brenda familjes do të vijjnë ende të qëndrojnë të hapura.