Mbretëresha Elizabeth është kreu i familjes mbretërore dhe është përgjegjëse për të siguruar që anëtarët individualë të respektojnë protokollin mbretëror.

Megjithëse anëtarët e familjes mbretërore duhet të respektojnë protokollet e tyre specifike, mbretëreshës i pëlqen gjithashtu që ata të ndjekin rregullat normale të mirësjelljes.

Sipas Gyles Brandreth, i cili e njeh mirë familjen mbretërore dhe është shumë i ditur për këtë temë, mbretëresha nuk i miraton sjelljet e këqija në tryezë.

Pak si Miranda Priestley në The Devil Wears Prada, mjafton një shikim i shpejtë ose një gjysmë vetull e ngritur nga Sovrania për të humbur gjithë vlerësimin e saj.

Elizabeth e ka aplikuar këtë ngurtësi në të gjitha fushat e jetës së saj, duke përfshirë edhe marrëdhëniet ndërpersonale dhe madje edhe kur bëhet fjalë për stërnipërit e saj – për të cilët çmendet – nuk ka përjashtime.

Shkrimtari me origjinë gjermane, por që tashmë jeton në Angli, foli për This Morning në ITV duke zbuluar ndalimet në tavolinë kur Mbretëresha i fton të vegjlit për një drekë ose darkë në një nga rezidencat e saj të shumta.

“Një nga gjërat që nuk i lejon në tavolinë me nipërit dhe mbesat e saj janë celularët gjatë vakteve. Asaj i pëlqen një vakt formal, duhet të ulesh mirë në tavolinë dhe sigurisht nuk duhet të hash me gojë hapur”.

Rregulli i celularëve të ndaluar në tavolinë duhet të shtrihet tek të gjithë, mbretërorë dhe jo, të vegjël e të mëdhenj: në këtë mënyrë zhvillojmë një dietë të ndërgjegjshme, nuk hamë më shumë ushqim sesa duhet, sepse jemi të shpërqendruar dhe fokusohemi tek shijet.

Diktati i Familjes Mbretërore për sa i përket sjelljes në tryezë janë shumë më të rrepta se ky rregull i diktuar në fund të fundit nga arsyeja e shëndoshë: eksperti i etiketave William Hanson tha përsëri për Express.co.uk.

Anëtarët e familjes mbretërore duhet të pozicionojnë takëmet në mënyrë korrekte për të treguar se kanë mbaruar së ngrëni:

“Kur një anëtar i familjes mbretërore ka mbaruar së ngrëni, ata i vendosin takëmet së bashku. Nëse e imagjinoni pjatën si faqja e orës dhe takëmet si akrepat e orës, kur të keni mbaruar së ngrëni në Britaninë e Madhe, takëmet pozicionohen në orën 6.30 me rrathët e pirunit të kthyera lart.

“Takëmet janë vënë së bashku në një pozicion kaq të rafinuar për të njoftuar stafin (dhe darkuesit e tjerë) që keni mbaruar, në mënyrë që ata të mund të zbrazin pjatën pa pasur nevojë të pyesin nëse keni mbaruar apo jo”.