Surprizë për popullin anglez dhe jo vetëm. Mbretëresha Elizabeth II ka hapur koncertin e Jubileut të Platini duke u shfaqur në video me arushin Paddington, personazhi i dashur i letërsisë angleze për fëmijë i krijuar nga Michael Bond.

Videoja është realizuar muaj më parë nga BBC dhe është transmetuar i pjesë e festimeve për 70 vjetorin e mbretërimit të saj.

Paddington i ka ofruar paninen e tij tipike me marmelatë, por mbretëresha ka refuzuar duke i thënë se kishte një gati në çantën e saj të zezë, për çdo rast.

96-vjeçarja ka hapur çantën e vogël legjendare që e ka shoqëruar për shtatë dekada dhe ka nxjerrë një fetë bukë. Menjëherë, një shërbëtor e ka lajmëruare se jashtë është gjithçka gati për festimet e Jubileut të Platinit, ndërsa publiku jashtë ka shpërthyer në festë.

“Jubile të mbarë, zonjë. Dhe faleminderit. Për gjithçka”, i ka thënë Paddington. Ajo është përgjigjur me një buzëqeshje: “Ju jeni shumë i sjellshëm”.

Më pas, të dy kanë përdorur lugët e argjendta për të mbajtur ritmin e këngës së Queen ‘We Will Rock You’ që ka hapur koncertin e Jubileut para Buckingham Palace.

Në event kanë qenë 22 mijë persona, ndërsa miliona të tjerë para tv për transmetimin e BBC. Në mbrëmje, mes të tjerëve, do të performojnë Andrea Bocelli, Alicia Keys, Rod Stewart dhe George Ezra.