Mbretëreshës Elizabeth II iu dha lamtumira e fundit ditën e djeshme.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin me mijëra njerëz, jo vetëm të afërm të Mbretëreshës, por edhe zyrtarë të lartë shtetesh të mëdha, sikurse edhe qytetarë të thjeshtë nga Britania e Madhe e nga e gjithë bota.

Në funeralin e mbretëreshës ishin edhe stërnipërit e saj, fëmijët e trashëgimtarit të fronit, Princit Ëilliam dhe Princeshës Kate Middleton.

Princi George, 9 vjeç dhe Princesha Charlotte, 7 vjeçe u panë të shpërthenin në lot menjëherë sapo panë arkëmortin e mbretëreshës teksa po e lëviznin.

Fëmijët ishin pranë nënës së tyre, teksa gjatë momentit emocinues, princesha Charlotte u pa të ngushëllohej nga e ëma. 7 vjeçarja ishte veshur me të zeza, njëjtë si e ëma, teksa ndryshe nga ajo, Charlotte mbante një karficë diamanti në formën e një patkoi, që është dhuratë e mbretreshës Elizabeth II për stërmbesën e saj.

Edhe Princi George është parë duke qarë në një moment, teksa është ngushëlluar nga e ëma e tij, princesha Kate.