Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë pak javë më parë në moshën 96-vjeçare. Pas vdekjes së saj, shumë gjëra po ndryshojnë, duke nisur që nga froni, që tashmë është marrë nga djali i saj, Mbreti Charles III. Së fundmi, ai ka marrë disa vendime, ku më i fundit është ai për të shitur disa kuaj gare që ka trashëguar nga e ëma e tij.

E ndjera, madhëria e saj ishte një kultivuese e kuajve të garës, si dhe ishte gjithashtu edhe një kalorëse mjaft e zonja. Sipas shtëpisë së ankandeve ‘Tattersalls’ në ‘Neëmarket’, u tha se Mbreti Charles III po shiste 14 kuaj nga tufa e Mbretëreshës së ndjerë.

Menaxheri i garave të madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeth II thotë për mediat e huaja se ajo i ka dhënë një mbështetje të madhe për garat britanike me kuajt dhe shpreh sigurinë se nëse ajo nuk do të ishte edukuar për të qenë një monarke, ajo do të kishte gjetur një profesion me kuajt.

Kujtojmë që mbretëresha Elizabeth II është monarkja më jetëgjatë në historinë britanike. Ajo ndërroi jetë në pallatin ‘Balmeral’ në Skoci më 9 shtator të këtij viti. Pasuesi i saj në fron është i biri, Mbreti Charles III.