Performanca e shkëlqyer e një prej zbulimeve të deritanishme të kampionatit te Napoli – po flasim per Kim Min-Jae, mbrojtesi i Koresë së Jugut mbërriti në Napoli për të zëvendësuar shitjen e dhimbshme të Kalidou Koulibaly – ka rene ne syrin e te gjitheve.

Ai po paraqitet mjaft mire ne aventuren ne Serie A dhe i gezohet suksesit ne San Siro ndaj Milanit edhe pse nuk ishte e lehte. Vetë koreanojugori vuajti veçanërisht ndaj nje kundershtari qe ai e thote: ky është Olivier Giroud!

Qendërsulmuesi francez me shumë përvojë, autori i golit të vetëm të Milanit ne ate sfide, ishte nje rrezik konstant brenda zone. I intervistuar nga gazeta koreane Star News, Kim Min-Jae është rikthyer në duel me Giroud, qe sipas Kim eshte një nga qendërsulmuesit më kompleks që ka mbuluar në kampionatin italian.

“Sulmuesi më i vështirë për t’u përballur në Itali deri më tani ka qenë Giroud. Ai ka cilësi të mëdha si sulmues dhe forcë fizike: për ta mbuluar duhet të jesh i përqendruar dhe të mbash pozicionin për 90 minuta”.

Një lavdërim i rëndësishëm për Olivier. Në fakt, nuk është rastësi që Giroud nënshkroi dje golin 2-0 të Francës ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve, me një shkëputje të shpejtë ajrore, tipike për repertorin e tij teknik.

Qendërsulmuesi tjetër i madh Kim Min-Jae me të cilin është përballur deri më tani në ligë ka qenë Ciro Immobile, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar dhe lojtar shumë titullar i Lazios. Por koreano-jugori ka vuajtur shumë më pak ndaj Lazios, krahasuar me duelin gjithë forcën dhe dinakëri nga Giroud.