Barcelona po fiton 2-0 kundër Sevilla-s, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit spanjoll të futbollit.
Gjithçka e lehtë në pjesën e parë për skuadrën e Xavi-t falë dy golave të shënuar në harkun e 15 minutave nga Raphinha dhe Lewandowski.
Braziliani ka zhbllokuar ndeshjen që po luhet në Sanchez Pizjuan në minutën e 21-të duke dërguar në rrjetë topin me portën e boshatisur.
Në minutën e 36-të ka ardhur edhe goli i dytë për katalanasit, i shënuar nga ish-sulmuesi i Bayern Munich, i cili është lënë në mënyrë të pakuptueshme i pambuluar nga mbrojtja vendase.
Kounde ka dhënë një pasim të bukur drejt zonës së rreptësisë, me polakun që e ka ndalur topin me gjoks dhe më pas e ka dërguar në rrjetë me një të djathtë të saktë.
VIDEO – GOLI I LEWANDOWSKI – VIDEO