Conor McGregor do të rikthehet në kafaz në duelin e fortë kundër Dustin Poirier në UFC 257. Irlandezi ka një përballje të fortë këtë fundjavë, por ka gjetur kohë për të folur dhe për një revansh kundër Khabib.

“Ndeshjen që unë humba ishte në 2018, ndërsa tani jemi në 2021. Çfarë mund të them nëse Khabibi vazhdon t’i largohet kësaj përballje nuk e di, do të shohim se çfarë do të ndodhë.

“Është një sport i vështirë, gjërat kanë ndryshuar në jetën e tij personale, nuk i uroj keq. Ka qenë viti 2018, shumë gjëra kanë kaluar. Bota e di që nuk është mbyllur ende ajo betejë, ky sport ka nevojë për një duel të tillë. Nuk do ta ndjek nëse nuk do. Do të vazhdoj i qetë. Të shtunën do të ndeshem me Dustin Poirier”, – tha ai.