Rudina Dembacaj është një nga personazhet shqiptarë që nuk ka fare komplekse. Ajo thotë çdo gjë ashtu si i vjen dhe për këtë gjë shpesh merr edhe përgëzimet e njerëzve.

Aktoren, veçse në programin e humorit ‘Klanifornia‘ e shohim të jetë tepër aktive edhe në rrjete sociale. Asaj i pëlqen që herë pas here të jetë aktive me ndjekësit e saj, duke zhvilluar biseda virtuale e duke u vënë në rolin e të intervistuarës.

Edhe pse shpesh ka pyetje që asaj nuk i pëlqejnë, sërish Rudina nuk stepet por i jep përgjigjen e saj.

Së fundmi, edhe pse bisedat virtuale janë kryesisht një formë komunikimi me ata ndjekës që kanë interes për të ditur për jetën e personazhit të tyre të dashur, një prej tyre ka vendosur t’i shkruajë Rudinës se ‘nuk ka nerva me fjalët që aktorja thotë’.

Ajo ka vendosur t’i japë një përgjigje këtij ndjekësi, duke i treguar rrugën më të shkurtër që sigurisht është heqja nga followersat. ‘Më bëj unfollow shpirt, se unë vetëm flas. E di sa herë betohem që mos të reagoj?! S’më rri e shkreta…’ – ia kthen Rudina Dembacaj.