Vijojnë polemikat në Britaninë e Madhe në lidhje me “lockdown” që ka vendosur qeveria si pasojë e pandemisë Covid-19. Ai që ka përfunduar në qendër të akuzave është kryeminstri Boris Johnson.

Krey i qeverisë është “kapur mat” teksa shëtiste me biçikletë në Downing Street për gati 11 kilometra. Një qytetar ka fotografuar gjithçka dhe e ka denoncuar këtë ngjarje në media, ndërkohë që ndalohet lëvizja.

Një zëdhënës i qeverisë tha se Johnson nuk ka shkelur asnjë rregull, për sa kohë që ai po zhvillonte një ushtrim fizik, që nuk është i ndaluar rregullat e vëna. Por akuzat shtohen, pasi kryeministri ka qenë larg zyrës apo shtëpisë së tij.

Boris Johnson pedalonte bashkë me një burrë tjetër në krah dhe shoqërohej nga disa truproja pas tij, ndërkohë që nuk lejohen kontaktet e afërta si pasojë e variantit të ri anglez të koronavirus.