Partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako është kthyer në një personazh shumë të njohur në publik.
Çifti janë në një marrëdhënie dashurie prej disa vitesh tashmë dhe kanë bërë disa dalje publike ku kanë rrëfyer detaje nga jeta e tyre.
Egli është shumë aktive edhe në rrjete sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj e përditshme.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur Egli ka rrëfyer një ngjarje mjaft të veçantë, me një mesazh shumë të vyer për të gjithë.
Në një postim në Instastory, ajo ka treguar debatin që ka pasur me Klea Hutën, kur djali i saj pësoi një incident të vogël.
Kjo gjë e ka mërzitur Eglin, e cila është munduar ta qetësojë duke e puthur dhe përqafuar. Ajo tregon se i ka thënë: “Mos qaj jeta ime, ti je i fortë. Nuk qajnë burrat.”
Por kjo gjë duket se ka nervozuar Klean, e cila nuk do ta mësojë të birin të mendojë në të tillë mënyrë dhe i është kthyer Eglit duke i thënë: “Jo bebo. Burrat qajnë. BURRAT QAJNË! GRATE QAJNË! Sic qajnë gratë. Pse nuk qajnë burrat? Mos ja thuaj atë.”
Prej kësaj fraze, Egli ka arritur të reflektojë e të kuptojë se një fjali e tillë edukon dhe ndërton karakterin e dikujt.
Ajo falenderon edhe Klea Hutën për këtë mësim të madh e njëkohësisht i kërkon falje publike Kridit për frazën e thënë.
Më poshtë, edhe postimi i plotë i Egli Takos në Instagram: