Aktorja e njohur shqiptare, Rudina Dembacaj, prej më shumë se dy vitesh e kurorëzoi dashurinë e saj me Mark Frrokun me martesë.

Megjithatë, ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, shpeshherë i kujtojnë edhe ish-bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfajn.

Ditën e sotme, Rudina ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të drejtuara. Vëmendje mori veçanërisht një pyetje, të cilës Rudina vendosi t’i përgjigjej publikisht.

“Çfarë mendon për “ish”-in tënd që flet sikur gjasme ai ka edukuar vetë??”– është pyetja të cilës Rudina iu përgjigj.

“Më dhemb shpirti për këdo që bën gjoja, në çfarëdolloj situate kanë nevojë për vëmendje thjesht gjynah”, shkroi Rudina në Instastory-n për të cilin u pendua dhe e fshiu…