Bloggerja dhe aktorja e njohur shqiptare, Megi Pojani, di gjjithmonë si të tërheqë vëmendjen e mediave dhe fansave të saj, duke i bërë të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo.

Megi Pojani ka publikuar së fundmi një foto dhe ka treguar eksperiencën e djeshme që i ka ndodhur. Ajo zbulon se fotoja është bërë gjatë kohës që ajo ka qenë në shtëpinë e vajzërisë, pra të prindërve.

Ajo thotë se foton e shkrepi pak para se të riktheheshin prindërit dhe të bënte punën e shtëpisë, që i nxorën “shkumë nga goja”.

“Kjo është fotoja ime e fundit dje në shtëpinë time të vajzërisë pak para se t’më dilte shkumë nga goja nga punët e shtëpisë.

Ishte bukur për sa zgjati, mami dhe babi u kthyen në shtëpi, i rikthehemi lojës”, shkruan Megi në një status në “Insta Story”.