Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e cila përfaqësoi edhe Shqipërinë në Eurovision, është gjithmonë e drejtëpërdrejtë kur bëhet fjalë për tematika të ndryshme që e shqetësojnë apo bezdisin.
Ditën e djeshme, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo “ka thumbuar” kolegët e saj, duke u shprehur se shumica e këngëve në vendin tonë duken kopje të njëra-tjetrës.
“A e kam gabim nëse them që 90% e këngëve të kësaj vere janë njëlloj? Mu duk sot sikur një këngë ishte e gjatë nja 15 minuta kur në fakt ishin ndërruar nja 5 këngë”, ka shkruar Ronela në “Insta Story”, duke sjellë shumë diskutime.
Ronela Hajati u kritikua nga shumë njerëz pas performancës së saj në Eurovision, por duket se këngëtarja nuk është ndikuar aspak nga këto komente dhe vazhdon me projektet e saj, duke qenë aktive edhe në muzikë, edhe në rrjetet sociale…