Ai është një nga dj më të njohur në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Dj Sardin, i cili pas një periudhe të ngarkuar me punë, ka vendosur të bëjë disa ditë pushime me familjen e tij.

Përpara pak muajsh, Dj Sardi u bë baba i një djali për herë të parë, të cilin ai e pagëzoi me emrin Zais Denzel.

Edhe pse është shumë i rezervuar sa i përket jetës së tij me partneren Jonisa dhe djalin Zais, dj nuk i ka shpëtuar disa fotove ku ai pozon me të birin.

Disa prej tyre ai i ka publikuar në instagramin e tij, duke ëmbëlsuar të gjithë fansat, si rrallëherë.