Që nga periudha kur ishte pjesë e Big Brother Albania, e deri në daljen e saj, Einxhel Shkira ka qenë në qendër të mediave, qoftë për lidhjen e saj me Dj Dazg, por edhe për shtatzanië e saj.

Edhe vetë moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, teksa shpesh na tregon detaje nga përditshmëria e saj, tashmë shumë e ëmbël, duke ndarë edhe foto me barkun e rrumbullakosur.

Por mesa duket, lajmet e ndryshme që komentojnë kilogramët e saj të shtuara përgjatë shtatzanisë e kanë mërzitur shumë Einxhelin, e cila ka vendosur të reagojë përmes një mesazhi në rrjete sociale.

Moderatorja ka publikuar një foto të një prej këtyre lajmeve dhe ka vendosur ‘ta denigrojë’ publikisht gazetarin që ka bërë lajmin.

‘‘Refuzoj ta besoj që je gazetar/e !! Kushdo qofsh…me gjithë respektin që kam për bariun, them të ikësh me delet më mirë se gazetaria sqenka për ty!!!!’’ – shkruan Einxheli, me shumë të drejtë.