Për Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk ka paqe. Aktorja akuzoi ish-bashkëshortin e saj se e ka kapur nga koka dhe supet, më pas e ka shtyrë pas murit të banjës së avionit privat me të cilin po udhëtonin dhe i ka bërtitur: “Po e çon për dreq këtë familje!”.

Gjithçka kur ishte plotësisht i dehur dhe pasi kishte fyer fëmijët e çiftit. Edhe pse episodi ndodhi në vitin 2016 dhe u zbulua së fundmi nga CNN, pas marrjes së raportit të FBI-së për këtë çështje, agjentët nuk e kanë arrestuar Pitt dhe as paditur për dhunën.

Jolie u tha detektivëve se dy nga fëmijët e tyre “po qëndronin jashtë derës duke qarë dhe pyetën “A je mirë mami?”.

Por reagimi i Pitt nuk ka qenë më i miri. Aktorja raportoi se burri i saj ka bërtitur: “Jo, mami nuk është mirë. Ajo po e shkatërron këtë familje. Ajo është e çmendur”.

Fjalë të tilla duket se kanë ngjallur më pas reagimin e njërit prej fëmijëve, i cili duket e ka thënë: “Nuk është ajo, je ti, gomar”.

Në atë moment, sipas raportit të FBI-së, aktori ka shkuar drejt djalit “si për ta rrahur”, por Angelina Jolie duket se e ka bllokuar atë.

Aktorja dhe regjisorja po ashtu ka deklaruar se ka pësuar lëndime në shpinë dhe bërryl nga të cilat ka paraqitur një foto.