Michael Douglas, një nga yjet më të famshëm të Hollyëood-it, a bërë një rrëfim që ka lidhje me një nga filmat e tij më të suksesshëm, “Romancing the Stone”, në të cilin mund ta kishte ndarë ekranin me aktoren Debra Winger, nëse kjo e fundit nuk do ta kishte humbur kontrollin.

Winger ishte përzgjedhur për filmin, por një e papritur ka bërë që roli t’i shkonte aktores Kathleen Turner. Gjithçka për shkak të një kafshimi.

Douglas ka zbuluar se Winger e humbi rolin pas një incidenti mes dy aktorëve gjatë disa xhirimeve me regjisorin e njohur Robert Zemeckis.

Ata të dy po pinin diçka bashkë dhe po flisnin miqësisht, por sapo darka po shkonte drejt fundit dhe ata po largoheshin nga restoranti, Winger ka kafshuar krahun e Douglas.

“Ne dolëm nga restoranti dhe ajo është afruar dhe më ka kafshuar në krah. Unë kam bërtitur”, ka thënë aktori në podcast-in e Rob Low, “Literally!”.

“Ajo po bënte shaka dhe unë po e shihja dhe kam menduar, ‘Nuk e di, mund të jetë pak e tepërt, më ka hequr lëkurën”, ka kujtuar Douglas.

Pas atij episodi, Douglas ka folur me Zemeckis dhe Winger ka humbur rolin e saj, duke ia lënë vendin Turner-it. “Kam shpërthyer në lot, ‘Nuk mund të shkoj në xhungël me të, ajo më kafshoi, shiko! Më kafshoi në krah”, i ka thënë aktori regjisorit.