Moderatorja e njohur Klea Huta është shumë aktive në rrjetet sociale, ku nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.

Pas nisjes së edicionit të dytë të “Big Brother Vip 2”, ku një prej banoreve është edhe Kiara Tito, Klea Huta ka postuar një foto të Kiarës në Instastory.

Klea i kishte uruar shumë fat dhe suksese Kiara Tito dhe nuk mund të mos e përmendte faktin që e kishte gënjyer, duke e quajtur kështu në një sens shakaje ‘qelbësirë’.

“Krijofsh kujtimet më të bukura të jetës shpirt. Të dua shumë! Jam këtu për ty. Dhe pse më gënjeve moj qelbësirë”- shkruan Klea.