Me rastin e 20-vjetorit të filmit ‘Austin Powers in Goldmember’, shumë prej njerëzve që kanë qenë të përfshirë në realizimin e filmit kanë kujtuar atë që ka ndodhur atëherë.

Beyonce ka qenë një nga yjet e filmit, duke luajtur rolin e Foxxy Cleopatra në debutimin e saj kinematografik.

Ajo ka qenë shumë e kënaqur me punën e bërë gjatë xhirimeve, por nuk ka qenë shumë e kënaqur me posterin e parë të filmit.

“Kur po xhironim, dikush i tregoi asaj një poster që do të përdorej për të promovuar filmin”, ka kujtuar Kate Biscoe, artiste makiazhi.

“Ja treguan asaj për të kuptuar nëse i pëlqente dhe ajo nuk ishte e bindur. Kur e pyetën se çfarë nuk shkonte ajo ka thënë ‘Më keni bërë shumë të dobët, nuk jam unë’.

“Ajo u largua për të xhiruar skenën dhe pa nga ai dhe buzëqeshi, duke i thënë ‘A është hera e parë që një aktore të ka kërkuar ta bësh trupin e saj më të madh?’ Ai u përgjigj ‘Po, do të më kushtojë mijëra dollarë, por do ta bëj?'”.