Në dy titujt kampionë bote që Max Verstappen ka fituar në Formula 1 është gjithnjë ndihma e shokut të tij të skuadrës Sergio Perez. Edhe në garën e fundit zhvilluar në Japoni ishte vendi i dytë i meksikanit ai që ndikoi në titullin e Verstappen. Gjithsesi, ëndrra e Perez mbetet titulli kampion, por ai është i vetëdijshëm se e ka të vështirë të mposhtë shokun e skuadrës, pavarësisht se të dy pilotojnë të njëjtën makinë.

Sa herë që kam një garë apo një moment negative nuk pushojnë kritikat ndaj meje. Ndoshta me ne latinët kjo gjë është më dinamike, më e fortë, ndërsa me të tjerët nuk kanë probleme. ndonjëherë kam idenë se njerëzit nuk e kuptojnë situatën në të cilën ndodhem dhe gjërat me të cilat përballem”, tha Perez.

Nëse pilotoj makinën Red Bull ka një arsye, unë eci përpara në rrugën time dhe punoj për të ndihmuar skuadrën. Ndonjëherë ndjej se njerëzit nuk e kanë kuptuar apo marrë seriozisht karrierën time. Më thonë se duhet të fitoj titullin, por harrojnë se ka një skuadër dhe se shok skuadre kam një përbindësh si Max Verstappen”, tha Perez.