Fotografi dhe videokrijuesi finlandez, John Hope po viziton së fundmi Shqipërinë. Deri me tani, djaloshi artist ka vizituar disa qytete të vendit tonë, teksa ishte i ftuar së fundmi edhe në emisionin ‘Abc e Mëngjesit’, ku ka treguar se çfarë i ka pëlqyer më shumë nga Shqipëria.

“Në Norvegji ne kemi një peisazh shumë të bukur, por bën shumë ftohtë dhe kur vij këtu, shikoj natyrën e mrekullueshme. Është sigurisht më nxehtë dhe ushqimi është i jashtëzakonshëm. Janë plot shije të ndryshme të reja, janë plot shije interesante dhe është diçka shumë interesante kur ti shkon në një vend të ri dhe shikon si jetojnë njerëzit. Se si sillen njerëzit me njëri-tjetrin.

Edhe diçka që më ka pëlqyer shumë, është mirëpritja e njerëzve, njerëzit vërtetë na kanë mirëpritur me duarhapur. Ju mund ta shikoni këtë në TikTok, njerëzve i pëlqen shumë të shikojnë vendet, të shikojnë ndjesitë tona dhe çfarë mendojmë ne për këtë vend”, tha John, i cili tha se nuk kishte dëgjuar fjalë të mira për Shqipërinë përpara se të mbërrinte këtu.

“Më pëlqen të eksploroj dhe të shoh vende të reja. Për shkak të punës sime kam mundësinë që të udhëtojë më shumë, të shikoj vende reja dhe ajo që më solli vërtetë këtu ishte kjo ide që gjërat mund të mos jenë vërtetë ashtu siç duken. Pra, njerëzit shpesh thonë gjëra për Shqipërinë, gjëra negative dhe kur erdha këtu për herë të parë dhe pash se si ishin gjërat në vërtetë, u shokova.

Ndryshoj vërtetë mënyrën se si unë i shikoj gjërat, më frymëzoi që të vij sërish dhe të zbuloj më shumë gjëra”, tha John në emisionin ‘Abc e Mëngjesit’ në Abc News.