Këngëtarja enjohur shqiptare, Adelina Tahiri, tashmë është konkurrente e “Dance Albania”. Megiithatë, jetesa e saj mes Tiranës dhe Shkupit e ka bërë këngëtaren që herë pas here të ndjejë mungesën e madhe për bashkëshortin e saj dhe djalin.

Madje, edhe gjatë provave, ajo ka ndërprerë disa herë kërcimin sa herë që i shoqi i tregon djalin. “Sa herë më vjen një mesazh nga burri, që më tregon për çunin, e ndërpres kërcimin dhe nuk e marr dot veten edhe katër orë të tjera. Më shkon gjithë dita duke qarë”,- ka thënë ajo

Kujtojmë se Adelina është gjykuar së shumti për martesën e saj. Ndjekësit i kanë shkruar më herët se bashkëshorti i saj ishte shumë plak duke i kërkuar të mos e nxjerrë në foto.

Adelina nuk u përmbajt në përgjigje duke i thënë se nuk është martuar që burri i saj t’i pëlqejë dikujt tjetër, por u martua sepse e donte.

“Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e deshta! Shumë e thjesht. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”, është përgjigjur Adelina.