Alfred Gomis mbron portën e Rennes, por në Instagram profesioni i tij kryesor është ai i “kritikut letrar”.

Lojtari ka folur për pasionin e tij të madh në një intervistë të dhënë për Corriere della Sera.

“Leximi të pasuron. Blerja e një Ferrari jo”, ka thënë Gomis.

“Unë lexoj sepse librat më dërgojnë në vende ku nuk kam qenë kurrë, në epoka në të cilat nuk kam jetuar, më tregojnë mendime të njerëzve që janë shumë të ndryshëm nga unë. Nuk ka asgjë të ngjashme në botë”.

Kjo është arsyeja pse 27-vjeçari ka vendosur ta përdorë profilin e tij në rrjetet sociale në një mënyrë ndryshe, duke folur për folur për atë që lexon dhe duke nënvizuar frazat dhe mendimet që e kanë goditur më shumë:

“Në këtë mënyrë bëhet një ditar digjital i asaj që bëj: stërvitjet, udhëtimet, miqtë, gjërat që më pëlqejnë. Qeni im. Dhe librat që më kanë pëlqyer”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alfred Gomis (@alfredgom1s)