Këngëtarja shumë e përfolur e muzikës e shqiptare, Enca Haxhia, është treguar e hapur me fansat e saj në rrjetet sociale. Sot, ajo u ka dhënë mundësinë atyre që t’i parashtrojnë pyetje në “InstaStory”, së cilave më pas ajo u është përgjigjur.

Mes shumë pyetjeve, një fans i Encës e ngacmoi këngëtaren me pyetjen se pse ajo nuk merr aq shumë klikime, sa shifrat e famshme që shënojnë shumë emra nga estrada në YouTube.

Enca është përgjigjur me ironi, ku thumboi shumë prej kolegëve të saj, duke thënë se 90% e këngëve që kanë nga mbi një milion klikime, janë jo reale.

“S’po them që çdo këngë me një milion klikime në ditë është false, por po them që 90 për qind e tyre janë…Më mirë i harxhoj paratë për pushime dhe biznese të reja sesa për klikime false me kënaq egon.

Numrat e tyre nuk përputhen mjalti im”, shkroi Enca në përgjigjen e saj. Estrada Shqiptare përndryshe shpesh herë janë komentuar për shifra marramendëse të klikimeve YouTube, me të cilat konkurrojnë edhe yjet ndërkombëtare.