Më në fund e pranuan edhe vetë! Donaldi dhe Bora janë pajtuar me njëri-tjetrin!

Ata janë dy personazhet e njohur më të komentuar të muajve të fundit, të cilët janë përfolur rreth marrëdhënies së tyre, herë si të ndarë e herë si të lidhur me njëri-tjetrin.

Që pas fotos së publikuar nga shoqja e tyre e përbashkët, Semi Jaupaj, ku çifti shfaqeshin së bashku në natën e fundit në festivalin “Sunny Hill”, ata kanë vendosur mos të fshihen më.

Veprimi i fundit konfirmon edhe ribashkimin e tyre! Donaldi dhe Bora kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, duke i dhënë më shumë jehonë marrëdhënies së tyre!

Pas marrëdhënies që Donaldi krijoi me Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së Big Brother, Bora vendosi mos ta ndiqte më dhe t’i jepte në një farë mënyre “fund” lidhjes së tyre.

Por tashmë duket se të dy kanë vendosur t’i lënë pas krahëve të gjitha gjërat dhe të shijojnë dashurinë e tyre edhe në sy të fansave të tyre.